Flash News

Ditari i Maxhorancës

Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj për t’u ndjekur

Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar në lidhje me debatin e fundit mbi ligjin për barazinë gjinore, duke sqaruar se projektligji nuk synon të ndryshojë konceptin e gjinisë, por të promovojë përdorimin e një gjuhe me ndjeshmëri gjinore në institucionet shtetërore.

Në një deklaratë, Luarasi theksoi se disa vende të Bashkimit Evropian që kanë kufizuar nocionin e gjinisë vetëm në dy sekse biologjike, nuk përbëjnë modele që duhen ndjekur, pasi veprimet e tyre janë cilësuar si shkelje të parimeve themelore të së drejtës evropiane.

"Në projektligj nuk përdoret termi “gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore”, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, qe koleget e mia në vendimarrje mos te nenshkruajne me termin Minister, por te nenshkruajne me termin Ministre. Mos te perdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit eshte nje grua, e keshtu me rradhe.
 
Jane permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane.  Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”.
Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.

Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje  ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.

Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit.
Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane", u shpreh Luarasi. 

Të fundit