Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Nuk e trajtojmë si një vendim politik, do t’i drejtohemi 'Venecias'

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Nuk e trajtojmë si një vendim

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi u pyet sot nga mediat se a do të votojë PS për të dërguar mandatin e ish ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. 

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Peleshi u shpreh se vendimi i Kushtetueses, është bërë i njohur për të gjithë deputetë dhe se se nuk ka një vendim politik sa i takon mandatit të Xhaçkës. 

“Kjo çështje nuk është në rendin e ditës. Ne nuk e trajtojmë si një vendim politik. Vendimi i Kushtetueses është bërë i njohur për të gjithë deputetët. Nuk jam këtu për të folur për vendimmarrjet e mia politike.

Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë çështje. Do t’i kërkojmë mendim për çdo situatë të mundshme.

Jemi përqëndruar te detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa komente politike.

Këshilli i Legjislacionit ka kaluar në seancë për votim mocionin, opinionet aty janë është gjuha e artikulimit. Vendimi duhet zbatuar duke e kaluar në seancë për votim”, theksoi ndër të tjera Peleshi.

Të fundit