Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Mazhoranca shpëton mandatin e Olta Xhaçkës, Rama i mbyll derën Kushtetueses
Kuvendi nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Pas një seance maratonë në Kuvend në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.
Vetë deputetja Xhaçka nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme në sallë. Ndërkohë, 9 deputetët që votuan kundër ishin: Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë as kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm fare në sallë.
Opozita: S’kemi gjykatë kushtetuese
Spiropali: “Kuvendi ka zbatuar gjithë procedurën parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqenëse ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar, që nesër si kryetare e Kuvendit do ti drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”.