Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga dekriminalizimi te despiunizimi/ PS bën gati ndryshimet në ligjin për partitë politike

Nga dekriminalizimi te despiunizimi/ PS bën gati ndryshimet në ligjin

Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend në 10 ditët e ardhshme, propozimin për ndryshime për partitë politike dhe kodin zgjedhor. Ndryshimet parashikojnë edhe ndalimin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të jenë aktivë në politikë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e konfirmoi nismën e socialistëve për ndryshimet. Balla nënvizoi se do të ketë propozime të tjera në lidhje me paketën e despiunizimit.

“Vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimin, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar. Besoj që në 10 ditët e ardhshme do jenë depozituar”, theksoi ai.

Të fundit