Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Peleshi ‘injoron’ SHBA dhe BE-në: Nuk kemi shkelur Kushtetutën për mandatin e Xhaçkës
Edhe pse SHBA dhe Bashkimi Evropian kritikuar socialistët për mbrojtjen që i bënë mandatit të Olta Xhaçkës duke mos e çuar në Kushtetuese, kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, është shprehur se mazhoranca ka paqartësi për çështjen.
Pas mbledhjes së grupit, Peleshi tha për mediat se mocioni nuk përparon për shkak të votimit, ku disa abstenuan e disa votuan kundër.
Peleshi deklaroi se do të presin këshillat e Komisionit të Venecias.
Peleshi: Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese sepse ne e respektuam futjen në seancën plenare të parë. E vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit disa pro, disa kundër dhe disa abstenim. Fjala kyçe që përcakton situatën, paqartësi. Cila e drejtë prevalon, kjo është paqartësi. E vlerësoj si vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në Komisionin e Venecias. Do ta na vlejë për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kalojnë përmes vendimit në seancë.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi trajtuar me seriozitetin që meriton. Kuvendi është një bashkësi deputetësh dhe e çon përmes votimit në seancë. Në këtë rast nuk kishte një vendim politik dhe një vendim grupi. Nuk kemi pasur qartësi. Kur ka paqartësi, forma e abstenimit duhet trajtuar si paqartësi. Ne çfarë na këshillon Komisioni i Venecias, do ta zbatojmë. Nuk na detyron, por do ta zbatojmë. Nuk bëhet fjalë për emrin e një deputeti, grupi parlamentar nuk do ta humbiste peshën e vet, ky nuk është një aksion politik.
Nga njëra anë kemi të drejtën për të votuar deputeti, nga ana tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kam votuar abstenim sepse bëj pjesë në atë grup deputetësh që janë të paqartë se kush prevalon, vullneti i lirë i deputetëve apo i Gjykatës Kushtetuese. Të dyja bazohen në Kushtetutë. Këshillën e Komisionit të Venecias do ta zbatojmë.