Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS i mbron mandatin, Xhaçka e pranishme në Komisionin e Integrimit

PS i mbron mandatin, Xhaçka e pranishme në Komisionin e Integrimit

Pak ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ia bëri të qartë Parlamentit se nuk po i zbaton siç duhet vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë siç duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, deklaroi Silvio Gonzato.

Rasti i fundit ishte ai i mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka. Deputetët socialistë kanë votuar dy herë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës. Mazhoranca kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias për ta zvarritur më tej çështjen.

Mirëpo, sot si për ironi, Olta Xhaçka ka qenë e pranishme në mbledhjen e Komisionit për Çështjen e Integrimit, edhe pse vendimi i PS për t'i mbrojtur mandatin, cenon integrimin e Shqipërisë, sikurse Gonzato e theksoi më parë.

Përpos kritikave që ambasadori bëri për Parlamentin, mazhoranca vijon të bëjë “një sy qorr e një vesh shurdh” duke injoruar Kushtetuesen dhe duke u bërë një mburojë e fortë për Xhaçkën.

Të fundit