Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS nis nesër fushatën me një cikël takimesh, Rama: Mund të marrim më shumë se 77 mandate

PS nis nesër fushatën me një cikël takimesh, Rama: Mund

Partia Socialiste nesër në orën 12:00 nis zyrtarisht fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’Sy” bëri dje me dije se do të startojë me një cikël takimesh.

 “Ne do të nisim fushatën me një cikël takimesh që do zhvillohen në të njëjtën kohë, natyrisht në këtë cikël ne do jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat. Le të vazhdojmë ndërkohë me të sotmen dhe me çastin”,- u shpreh shkurtimisht ai.

Pritet që socialistët të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030”, në datën që sipas Ramës ka një simbolikë tejet të veçantë. Jo vetëm një fitore të 4-t për socialistët, por edhe një epërsi numerike bindëse është parashikimi i Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit.

“Do të fitosh 77 deputetë? Mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin”, – u shpreh Edi Rama.

Të fundit