Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet për procesin politik ndaj Berishës, Rama “kyç” gojën: Ik tani mirupafshim

Pyetet për procesin politik ndaj Berishës, Rama

Qeveria Rama e bëri reagimin ndaj procesit politik të nisur nga SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha përmes Mirela Kumbaros. Ministrja e Mjedisit, në një deklaratë nga Kryeministria teksa njoftoi vendimet e fundit të qeverisë, deklaroi se mazhoranca nuk kishte asnjë koment për akuzat ndaj Berishës.

“Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancë, nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtet. Kjo maxhorancë ka qenë ajo që ka themeluar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë SPAK dhe GJKKO të ngrihen dhe funksionojnë në kushte të mira të mundshme. Të gjitha janë veprime procedurale, të atyre organizatave. Nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem”, tha Kumbaro.

Mirëpo, rreth çështjes nuk ka pasur asnjë reagim nga Rama, megjithëse kryeministri është mësuar të hedhë akuza ndaj SPAK ku goditen të vetët. Teksa ndodhej në Vlorë për inspektim, Rama është pyetur sot nga gazetaret se çfarë komenti kishte për veprimet e fundit të SPAK, referuar këtu edhe procesit ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Kryeministri vendosi të heshtë duke mos dhënë asnjë koment. "Ik tani mirupafshim", i tha Rama gazetares.

Gazetarja i tha se përpos investimeve për të cilat Rama flet me krenari Shqipëria ka shumë probleme, por kryeministri u justifikua me faktin se “ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim."

Të fundit