Flash News
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
“Qilimat fluturues” të Ramës: Pensionistët të lumtur me dy bonuse dhe Shqipëria më mirë për 10 vjet të tjera
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë me ndjekësit në profilin e tij në Facebook në rubrikën "Sy më sy", ku një komentues i kërkoi t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve si furnizimi me ujë të pijshëm dhe pensionet. Megjithatë, përgjigjja e kryeministrit, përveç disa statistikave dhe premtimeve, nuk kurseu ironinë për opozitën dhe krahasimin aspak modest të qeverisjes socialiste me të shkuarën.
Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi qeverinë aktuale si të vetmen që ka bërë dhe mund të bëjë për pensionistët, duke theksuar se pensionet janë rritur ndjeshëm për ata që kanë dalë në pension në 10 vitet e fundit. “Është kjo qeveri që u dha pensionistëve, pak javë më parë, plot 10 milionë euro si bonus për vitin e ri dhe do të japë për herë të parë një bonus të dytë në pranverë,” u shpreh ai, duke u përpjekur të bindë qytetarët se kujdesi për pensionistët është prioritet i qeverisë.
Rama deklaroi se opozita u ofron “qilima fluturues” pensionistëve, duke i cilësuar si “trashëgimtarë të denjë të Sudes dhe Xhaferrit”. Për më tepër, kryeministri u sigurua të shtonte se "pensionistët nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li", duke përmendur sërish se qeveria socialiste është “më e mira” që vendi mund të ketë për të paktën një dekadë tjetër.
Kjo retorikë e Ramës ngjall pyetje: A janë pensionet dhe uji i pijshëm një prioritet real për qeverinë, apo fushata e “qilimave fluturues” ka filluar nga vetë kryeministri? Ndërsa bonuset duken të mjaftueshme në fjalime, qytetarët vazhdojnë të përballen me realitetin e mungesës së përmirësimeve konkrete në këto fusha thelbësore.