Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Të sigurohen vaksina për vendet e varfra. Në sallë edhe Linda

Rama fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Të

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara . 

Rama është ndalur te situata e pandemisë që ka përfshirë botën prej dy vitesh dhe ka apeluar që të sigurohen vaksina edhe për vendet e varfra.

 Rama tha se Shqipëria do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfaqësimin e grave, angazhim për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit etj.

Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare. Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson atë që vetë Shqipëria moderne përfaqëson, respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, zgjidhet me konsensus, përfaqësimin e grave, angazhim konkret e të vazhdueshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo.

Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm”, u shpreh Rama.

\Ajo që ra në sy ishte fakti se në sallë e pranishme ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Ajo mbante një maskë anti-covid dhe dëgjonte fjalimin e Ramës krah ministres së Jashtme Olta Xhacka dhe Besiana Kadarese, zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rama fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Të

Rama fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Të

 

Të fundit