Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama heq Ilir Beqajn nga dera e SPAK, e çon te dera e Europes

Rama heq Ilir Beqajn nga dera e SPAK, e çon te dera e Europes

Ndryshime në grupin negociator Shqipëri –BE.

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator dhe do të zëvendësohet në këtë funksion nga Ilir Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, shkruan rtsh.al.

 Ndërkaq edhe Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin për energjinë largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë se Beqaj, po hetohet nga SPAK me lidhje me veprimit dhe mosveprimet e tij dhe shkeljet  e procedurave të dhënies së koncesionit të sterilizimit kompanisë ‘Sani Service', në pronësi të biznesmenit shqiptar Ilir Rrapaj dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjykatës kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

 

Të fundit