Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i përgjigjet Metës: Ç’janë këta dembelë që vënë kujën, Tinka Kurtin e Reshat Arbanën t'i vaksinojmë në fund?

Rama i përgjigjet Metës: Ç’janë këta
Edi Rama, Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se vaksinimi duhet të bëhet vetën në bazë të kritereve shëndetësore dhe jo klasore, siç ishte shprehur me herët kreu i qeverisë.

Rama ironizon, ndërsa sjell si shembuj emra të njohur të botës së artit në Shqipëri që janë mbi moshën 80 vjeç.

"Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur”, shkruan Rama në Tëitter.

Kriterin klasor, Meta e cilësoi tipik të diktaturës, duke bërë thirrje që të merren në konsideratë vetëm këshillat e organizmave shëndetësore.

Rama i përgjigjet Metës: Ç’janë këta

Të fundit