Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama komenton kandidatët e PD: Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë

Rama komenton kandidatët e PD: Lista e kënetës është

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lista e kandidaturave nga Partia Demokratike.

Duke folur gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Fierit, ai tha se lista e PD është listë për në opozitë.

“Populli jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë në 11 maj, por nuk i jep kënetës një shans të ripërtërihet sërish. Ne nuk kemi bërë primare, janë si papare jo si primare. Në këtë grup është bërë një vlerësim si asnjëherë më parë i atyre njerëzve që vijnë nga kontributi në parti, ashtu si atyre që nuk kanë kontribuar por janë përzgjedhur.

Ne kemi njerëz që kanë qenë me PD në pararojë, por e kanë kuptuar. Shihni ca ndodh me ta, ata që fituan i lënë jashtë. Kryetari i partisë në Kavajë del i pari dhe e lënë jashtë. Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë. Vetëm recitojnë kuak kuak.

Është bërë për të dalë jo të clirojë tiktokun, por për të thënë na i vodhën. Pse duhet demokratët dhe ata që mund të kenë shumë arsye të drejta të mso jenë të kënaqur me ne, për një grup që funksion si grup interesi i ngushtë? Kjo periudhë është periudhë shitjesh qilimash fluturues”, tha Rama. 

Të fundit