All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama lavdëron Komisionin e Venecias si “partner i pazëvendësueshëm”, por faktet tregojnë se nuk është dëgjuar plotësisht

All - Paragraf - 1

Rama lavdëron Komisionin e Venecias si “partner i

Në 35-vjetorin e themelimit të Komisionit të Venecias dhe 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, në Tiranë u mbajt konferenca jubilare “30 vite Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

All - Paragraf - 3

Ky i fundit, ne fjalën e mbajtur e cilësoi Komisionin e Venecias “një partner të pazëvendësueshëm dhe udhërrëfyes të Shqipërisë në rrugën e reformave demokratike”.
Ai shtoi se Komisioni i Venecias dha kontribut në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998, në Kodin Zgjedhor dhe në reformën në drejtësi.

Por ndërsa fjalimi i Kryeministrit nënvizoi bashkëpunimin me Komisionin, një vështrim mbi opinionet e Venecias nder vite tregon një panoramë më komplekse, pasi jo gjithmonë rekomandimet e Komisionit janë ndjekur deri në fund.

Në disa nga reformat më të rëndësishme të dekadës së fundit, Komisioni i Venecias ka dhënë opinione të detajuara, megjithatë, në disa raste, qeveria apo Kuvendi kanë vijuar me versionet e tyre.

Konkretisht:

Reforma në drejtësi viti 2016. Venecia e cilësoi projektin e ndryshimeve kushtetuese “tepër kompleks” dhe kërkoi garanci më të forta për pavarësinë e sistemit. Kushtetuta u miratua me konsensus, por disa prej garancive nuk u reflektuan plotësisht në tekstin final.

Vetting-u i politikanëve në vitin 2018. Komisioni vuri në dukje mungesë garancish kushtetuese dhe rrezikun e përdorimit politik të procesit. Megjithatë, qeveria e çoi përpara nismën, me kritika se nuk kishte ndjekur frymën e rekomandimeve.

Ndryshimet kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor viti 2020. Opinioni i përbashkët i Venecias dhe OSBE/ODIHR theksonte domosdoshmërinë e konsultimit gjithëpërfshirës. Por ndryshimet u miratuan me ritëm të shpejtë nga mazhoranca, me opozitën jashtë Kuvendit dhe me kritika për mungesë transparence.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese viti 2020. Komisioni kërkoi dialog institucional për të shmangur boshllëqet. Realiteti tregoi përplasje mes institucioneve dhe vonesa të gjata në funksionimin e Gjykatës.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese viti 2024. Venecia theksoi se vendimet e gjykatës janë të detyrueshme dhe nuk mund të kushtëzohen nga votime parlamentare. Megjithatë, ka pasur raste kur zbatimi i tyre është vonuar. 

Kështu,  ndersa Rama e quajti Komisionin e Venecias “asistent të paanshëm” dhe “udhërrëfyes të matur”, faktet tregojnë se shpesh udhëzimet e tij janë parë më shumë si orientim moral sesa detyrim praktik.

Rama lavdëron Komisionin e Venecias si “partner iRama lavdëron Komisionin e Venecias si “partner i

Të fundit