Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në Reuters: Më duhet mandati i katërt se kam një punë për të mbaruar

Rama në Reuters: Më duhet mandati i katërt se kam një

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për të bërë.

“Plani është që të kandidojë. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha Rama në një intervistë për Reuters

“Shqipëria nuk ishte në hartë. Shqipëria bëhej lajm vetëm për lajme të këqija. Ndërsa tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe një ëndërr, por jo realitet”.

“Pastaj, është edhe kjo faza e luftës kundër korrupsionit, që duhet të bëhet e pakthyeshme. Dhe me objektivin potencial për të ngritur flamurin tonë në Bruksel brenda kësaj dekade ia vlen të kandidosh për një mandat tjetër. Pastaj njerëzit do ta vendosin”, shtoi Rama.

Të fundit