Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama "ngrohet" me zjarrin në Kuvend

Rama "ngrohet" me zjarrin në Kuvend

Në një ditë të tensionuar në Kuvend, kryeministri Edi Rama e gjeti të arsyeshme të shprehë mendimin e tij mbi protestat e opozitës, duke i dhënë një rëndësi të veçantë një fotografie të zjarrit të ndezur me karriget e deputetëve.

Kreu i qeverisë në fjalën që mbajti në aktivitetin “Deputeti që duam” publikoi një foto nga zjarri në oborrin e Kuvendit, që sic tha ai u ndez me karriget e deputetëve në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Sipas Ramës, kjo ishte një shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate, por për opozitën ajo përfaqëson dështimin të tij për të ndërtuar një politikë konstruktive.

Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja më dërgoi dikush këtë fotografi. Ky është një zjarr. Një zjarri i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i cojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykata. Pse e solla këtu këtë imazh? E solla sepse dua të them pak fjalë për politikën, e cila prej shumë kohësh në Shqipëri dhe vende të zhvilluara kalon ditë jo të mira në perceptim publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa jashtëzakonisht të mëdha. Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e piste, si diçka që më e mira është të mos ngatërrohesh është foshnjarak. Është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh vetëm sesa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me te. Në rast se ti i kthen kurrizin dhe refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Cdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish lidhet me politikën dhe vendimet e saj”, tha Rama.

Protesta e sotme u zhvillua në shenjë revolte ndaj arrestimit të Salianjit dhe ndaj një vendimi gjykate që përfundoi mandatin e tij si deputet.

Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi vakancën e krijuar nga largimi i tij dhe dërgoi një njoftim përkatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të plotësuar vendin e lirë.

Të fundit