Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sanchez në Tiranë, Shqipëria marrëveshje me Spanjën për grup të përbashkët hetimi kundër krimit

Sanchez në Tiranë, Shqipëria marrëveshje me Spanjën

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Spanjën për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Marrëveshja është firmosur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba, në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe homologut spanjoll Pedro Sanchez.

Ky i fundit ndodhet në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga Rama, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndmor. Sanchez përjashtoi Kosovën nga vizita e tij, duke mbajtur anën e Serbisë. Kujtojmë që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

Të fundit