Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Presidentit, mblidhet Komisioni i Ligjeve; Hysi: Meta ka turbulluar politikën dhe ka nxitur dhunë

Shkarkimi i Presidentit, mblidhet Komisioni i Ligjeve; Hysi: Meta ka turbulluar
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar nismën e socialistëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja tha se Meta ka kërkuar të jetë pjesë e një mbledhje të Komisionit të Ligjeve më 10 maj. Lidhur me datën, Manja iu ka thënë deputetëve se pavarësisht dëshirës së Presidentit, janë ata që e vendosin.

“Presidenti i Republikës ka kërkuar që të shprehet në Komisionin e Ligjeve në lidhje me kërkesën e nismëtarëve, nëpërmjet platformës online dhe ka kërkuar të jetë data 10 maj, si datë që përkon edhe me ditën kombëtare të drejtësisë shqiptare. Kjo është një datë e propozuar nga Presidenti i Republikës, por është në tagertin e këtij komisioni, se kur duhet të shprehet Presidenti”, tha Manja.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, një nga 50 firmëtaret e nismës për shkarkimin e Presidentit foli për arsyet, se përse deputetët kanë ndërmarrë këtë veprim.

Sipas saj, Meta ka shkelur Kushtetutën. Ajo evidenton se Presidenti ka mbajtur anën e një krahu politik, gjë që sipas Hysit, ka sjellë përçarje. Deputetja e akuzon Kreun e Shtetit se ditën e heshtjes zgjedhore ka përcjellë mesazhe që nxisin dhunë dhe se ka terrorizuar qytetarët.

“Edhe nga njoftimi i bërë në seancën plenare, një grup deputetësh kanë paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Neni 90 paragrafi dy, e thekson që Presidenti i Republikës shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Këto sjellje kanë shkaktuar ndasi sociale, nuk i kanë shërbyer interesit të popullit, por kanë sjellë përçarje sepse presidenti ka mbajtur anën e një krahu politik. Në ditën e heshtjesh zgjedhore, presidenti ka bërë mesazhe që kanë nxitur dhunë, duke terrorizuar qytetarët.

Presidenti i Republikës në rolin e kreut të shtetit, nuk e ka ushtruar funksionin e unitetit kombëtar. Nuk ka qenë mbi palët. Presidenti nuk ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ngjarjet para fushatës zgjedhore dhe gjatë fushatës, si dhe në heshtjen zgjedhore, ku ndalohen deklaratat. Presidenti i ka kryer.Në këtë kuadër, aktiviteti politik nuk ka qenë të ftojë palët, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën, përkundrazi e ka trubulluar politikën", u shpreh Hysi.

Të fundit