Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shqipëria ka Zot”, Rama i përgjigjet opozitës me video: Hienat nuk do të na ndalin dot!

“Shqipëria ka Zot”, Rama i përgjigjet opozitës me

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka “nxjerrë blof” ish-deputetin demokrat, Edomond Spaho.

Rama ka publikuar videon ku Spaho takohet me Petraq Dhespollari banues në Korçë, i cili shfaqet si një prej banorëve shtëpia e të cilit ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019.

Sipas Ramës, banori në fjalë gënjeu, pasi shtëpia në video nuk ishte e tyre, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit.

Gjatë videos shfaqet një vendim, i cili daton më 23 shtator të viti 2019, dhe pasqyron faktin se Këshilli Bashkiak Kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 %  për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit. Më pas është  lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe zotit Dhespollari në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres.

Vidoja vijon me paraqitjen e një fature në të vilën figuron fakti se zoti Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qerasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë.

“Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot”, shkruan Rama në postim.

 

Të fundit