Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të kujdesemi për thesarin e tolerancës"/ NYT zbulon planin e Ramës për një ‘Vatikan’ brenda Tiranës

"Të kujdesemi për thesarin e tolerancës"/ NYT zbulon

Kryeministri Edi Rama duket se po shpalos një tjetër projekt madhështor, këtë herë duke dashur të krijojë një shtet të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas New York Times, Rama ka gjetur një mënyrë “gjeniale” për të promovuar tolerancën fetare: t’u japë bektashinjve , një mikro-shtet. Njësoj si Vatikanit, por më i vogël, më i “përshtatshëm” për Ramën, i cili gjithmonë ka dashur të mbahet mend për projekte të jashtëzakonshme.

Kleriku mysliman, Baba Mondi, që përgatitet të drejtojë këtë shtet, me shumë qetësi shpall se territori i ri do të jetë "sovran", me një territor prej 27 hektarësh – thjesht pesë blloqe të qytetit të Nju Jorkut. Një “vend ideal” për ata që kërkojnë një qasje moderne ndaj Islamit, ku gratë mund të veshin çfarë të duan, të pijë alkool dhe gjithçka të shkojë për mrekulli nën “dashurinë” e Baba Mondit. Çfarë ironie që Rama, njeriu që po kthen çdo cep të Shqipërisë në betonjera dhe kulla, tani dëshiron të ndërtojë një “oaz fetar” për të promovuar tolerancën fetare!

Edhe vetë Baba Mondi nuk duket të ketë ndonjë ide shumë të qartë për shtetin e ri, përveç faktit se ai do të sundojë "me dashuri". “Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi,” thotë kleriku, duke u përpjekur të na bindë se në një shtet të stilit të Vatikanit, ku vetëm Zoti është mbi të, gjërat do të shkojnë më mirë se në pjesën tjetër të Shqipërisë së sunduar nga Edi Rama. Sepse, natyrisht, nuk ka mjaftueshëm probleme në vend që duhen zgjidhur, ndaj kryeministri tani ka gjetur kohë dhe për të themeluar shtete të reja.

Rama, me gjakftohtësinë që e karakterizon, e quan këtë një hap për të ruajtur “thesarin” e tolerancës fetare që, sipas tij, e karakterizon Shqipërinë.

Në një vend ku toleranca fetare nuk është vënë kurrë në diskutim, Rama tani dëshiron të ndërtojë një mikro-shtet islamik për t'i treguar botës që shqiptarët janë model tolerance! Me sa duket, kjo është zgjidhja e tij për të gjitha problemet sociale e ekonomike të vendit.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai.

Një mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

Një tjetër premtim i madh, një tjetër projekt që ndoshta do të përfundojë duke lënë shqiptarët me edhe më pak tokë, por më shumë "tolerancë". Ndërkohë, ndërtesat e larta dhe kullat shumëkatëshe vazhdojnë të ngrihen si përmendore të dështimeve të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa shteti i ri i bektashinjve do të qëndrojë si një tjetër eksperiment surrealist i një kryeministri të fiksuar pas projekteve grandioze që, në thelb, s’i shërbejnë askujt përveç imazhit të tij personal.

Të fundit