Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Tradhti kombëtare", Balla: Berisha e Basha të kërkojnë falje që votuan raportin e Dick Marty

"Tradhti kombëtare", Balla: Berisha e Basha të
Taulant Balla

Teksa raporti i Dick Marty është bërë një çështje e "nxehtë" e kohëve të fundit, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla, ka njoftuar ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime lufte.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Balla kërkoi nga Basha dhe Berisha të kërkojnë falje për votimin që i kanë bërë raportit të Dick Marty, ndërsa u shpreh se shqiptarët nuk kanë bërë krime lufte.

Më tej ai shtoi se Basha është një njohës i mirë i këtyre hetimeve, sepse ka punuar për institucionet që kanë hetuar UÇK-në.

“Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport monstruoz. Duhet të mbajnë një qëndrim. Lulzim Basha të paktën për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha. Vota e PD për raporton e Dick Martit është një tradhti e rëndë kombëtare. Ishte pro raportit që ka kërkuar hetimin.

Shqiptarët kurrë nuk kanë kryer krime lufte. Basha që ka transportuar si jurist apo si turist një prej personave të përfshirë në hetim, duhet të qartësojë disa elementë.

Ajo që kam publikuar unë dje dhe përfshin Lulzim Bashën është një fakt.

Ajo që po them unë është që PD ndjesën ndaj UÇK-së duhet ta kërkojë tek pozicioni që ka mbajtur në raportin e Dick Martyt.

Po i them Sali Berishës, turpi i mbrëmshëm duke sulmuar Hashim Thaçin, teksa ai përballet me akuza të paqenë, përveç atyre akuzave u shtohet edhe përbaltja e Berishës, shqiptarët e kuptojnë kush është tradhtari në këtë mes. Ajo që unë po ju them është që Basha është një njohës i mirë i këtyre hetimeve, sepse ka punuar për institucionet që kanë hetuar”, tha Balla.

Të fundit