Flash News

Ditari i Maxhorancës

Transporti i mbetjeve nga Porti Durrës, Kumbaro: E rrezikshme nuk do të thotë toksike

Transporti i mbetjeve nga Porti Durrës, Kumbaro: E rrezikshme nuk do

Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka komentuar rastin e transportit të mbetjeve toksike,  të nisur nga Porti i Durrësit.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Kumbaro shpjegoi se të gjitha subjektet prodhojnë mbetje dhe janë të pajisura me leje mjedisore ku kanë të përcaktuara sesi duhet të menaxhohen ato mbetje. Ajo shton se të qenurit të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike. 


“Unë nuk shoh me shqetësim masiviteten e lajmit, unë ndjek me shqetësim punën tonë në të përditshme në sektorin e ndotjeve dhe mos ndotjeve në mjedis. Fakti që e bëjmë këtë punë përditë nuk përmban lajm. Të gjithë sektorët e bizneseve, është normale që të krijojnë mbetje. Por këto mbetje menaxhohen nga subjekti brenda rregullave të caktuara dhe pajisen me një dokument në momentin që hapin biznesin e tyre. Në lejen mjedisore janë të përcaktuara kushtet dhe modeli është europian.

Të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike. Mbetjet e rrezikshme mund të jenë si p.sh. ato të çelikut, magazinohen, grumbullohen, rikuperohen, përpunohen, asgjësohen dhe mund të eksportohen. E rëndësishme është të bëhen sipas lejes mjedisore”, tha Kumbaro.

Të fundit