Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
U përplas me Nallbatin, Sinaj: Nuk ishte personale, e kam falur
Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi një ditë më parë në Kuvend, ku u përplas fizikisht me demokratin Bledion Nallbati.
Sinaj është shprehur se nuk ka asgjë personale me Nallbatin dhe se nuk do ta denoncojë. Ai shtoi se me të ka pasur raporte normale dhe se pas daljes nga Kuvendi, demokrati i ka thënë se nuk kishte gjë me të.
“E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”, tha Sinaj.