Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi sfidon Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës: Nuk mund të imponojë deputetët si të votojnë

Çuçi sfidon Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës:

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka sfiduar gjykatën Kushtetuese në një deklaratë për shtyp ku ka folur për mandatin e Olta Xhaçkës.

Çuçi deklaroi se në gjykimin e tyre si mazhorancë, gjykata Kushtetuese ka tentuar të krijojë një normë të re ligjore duke pretenduar se ka imponuar deputetët se si të votojnë.

Kushtetuesja, theksoi ai, ka të drejtë të shfuqizojë një akt të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon se bie ndesh me Kushtetutën.

“Çështja e raportit të Parlamentit me GJK mendoj se është raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin të shfuqizojë çdo ligj, vendi, akt të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar 2 vendime të Kuvendit dhe Kuvendi pa dyshim nuk e diskuton vendimin por i shfuqizoi.

Në rastin konkret ka një paqartësi mbi faktin nëse duhet që një deputet apo të gjithë duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar nga një vendim jo nga ajo çfarë mendojnë. Ky është një debat që nuk ka gjetur zgjidhje as me vendimin e GJK.

Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re ligjore, që nuk ia lejon Kushtetuta. Thjeshtë duhet të gjykojë normat ekzistuese. Deputetët kanë të drejtë të votojnë siç mendojnë. Ia njeh Kushtetuta. Madje deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij E parashikon neni 73. Kemi menduar t’i kërkojmë Komisionit të Venecias një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin”, deklaroi Çuçi.

Të fundit