Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës

Vangjel Tavo ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Himarës. Ai ka bërë betimin para anëtarëve të Këshillit Bashkiak në mbledhje e mbajtur rreth orës 10:00.

Tavo ka bërë betimin pas ligjërimit të mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimit nga Gjykata e Vlorës javën e kaluar.

Ai mori mandatin në zgjedhjet e parakohshme lokale të 4 Gushtit, teksa do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në vitin 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

Në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, kandidati i socialistëve Vangjel Tavo fitoi me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.

Të fundit