Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vasilika Hysi largohet nga PS, Rama: Do t'ju hapë rrugë kalamajve

Vasilika Hysi largohet nga PS, Rama: Do t'ju hapë rrugë kalamajve
Foto ilustruese

Deputetja Vasilika Hysi është larguar nga PS, ku bën pjesë që prej vitit 2009. Kjo u komunikua gjatë aktivitetit për prezantimin e programit për drejtësinë nga kryeministri Edi Rama.

"Sot jam i emocionuar pasi Vasilika, më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Kështu që me të gjithë konsideratën, me atë që kemi bërë në reformën në Drejtësi ti ke një rol kyc", tha Rama.

E pranishme ishte dhe Hysi, e cila tha se ka vendosur t'u hapë rrugë të rinjëve. Ajo u ndal te Reforma në Drejtësi dhe te kontributi që kishte dhënë në realizmin e saj.

Sipas Hysit, përvoja për realizimin e kësaj reforme ishte një shkolle. Ajo ka falenderuar Ramën dhe të gjitha strukturat e PS.

Të fundit