Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e Egli Progës/ Rama nuk ndalet, sulmon opozitën, median dhe prokurorinë e Korçës

Vrasja e Egli Progës/ Rama nuk ndalet, sulmon opozitën, median dhe

Rama ka reaguar dhe për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ai tha se autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike, por viktima ishte pjesë e PS dhe punonte në OSHEE.

Rama nuk nguroi të sulmoj opozitën teksa ka thënë se ngjarja u manipulua, nga kundërshtarët politikë,

U tentua të thuhej se Policia kishte tentuar të fshihte krimin. U bërtit fort se ambulanca kishte vajtur me 40 minuta vonesë. Por edhe kjo ishte një gënjeshtër. U përhap përralla se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij, ishte eksponent politik në Pogradec. Edhe kjo ishte një gënjeshtër.

Partia Socialiste nuk mbron as ministrat dhe jo më të mbrojë këtë dajën, që është i dënuar, dhe nuk ka asnjë lidhje sot me Partinë Socialiste.

Viktima po, ishte anëtar me teser i PS-së, nuk ishte pronar lokali, por punonjës i OSHEE”, tha Rama.

Referuar ngjarjes së Pogradecit, Kryeministri u ndal te revolta që krijoi Prokurori që me papërgjegjshmërinë e tij, pa bërë asnjë hetim, e klasifikoi krimin si “vrasje nga pakujdesia”.

“Policia kishte dorëzuar dosjen me prova dhe fakte në Prokurori. Por Prokuroria e Korçës për të larë të trashin me të hollin, vajti dhe mori nën hetim edhe një punonjës të patrullës policore. Prokuroria bëri politikë, në vend që të bënte hetimin”, tha Rama.

Të fundit