Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka reagon pasi PS nuk e çoi në ‘Kushtetuese’: Po përballem me një llum shpifjesh dhe akuzash

Xhaçka reagon pasi PS nuk e çoi në ‘Kushtetuese’:

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi Kuvendi nuk miratoi çuarjen në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të saj si deputete, për verifikim.

Xhaçka është shprehur në ‘Top Story’ se është përballur me llum dhe baltë ndaj saj, por nuk ka reaguar në respekt të institucioneve të drejtësisë.

Ndër të tjera deputetja socialiste tha se nuk statusi i investitorit strategjik nuk është favor, por thjesht një stimul për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë.

“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni.

Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”.

Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë.

 Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, tha Xhaçka.

Të fundit