Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhje të pjesshme vendore? Gjiknuri: PS është gati nëse presidenti i dekreton. Do ulemi në tryezë për Reformën Zgjedhore

Zgjedhje të pjesshme vendore? Gjiknuri: PS është gati nëse

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kështu u shpreh ai në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, ndërsa shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta vonojë vendimin.

Gjiknuri shtoi se pas vendimit të gjykatës, presidenti Ilir Meta mund të dekretojë datën e zgjedhjeve brenda 45 ditëve dhe vendi shkon në zgjedhje të pjeshshme lokale. Sipas tij, qëllimi i mbledhjeve të kryesisë ishte fuqizimi i partisë.

“Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton ato pas vendimit të Kushtetuese. Kjo është një çështje që pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ajo nuk ka pse ta vonojë vendimin. Brenda 45 ditëve ai dekreton zgjedhje. Ne jemi gati. Qëllimi është pse ky fokus tek partia. PS ka fituar zgjedhje dhe konkuron për të fituar. Partia është fokusi kryesor dhe ajo konkuron në zgjedhje në ccdo kohë”, tha Gjiknuri.

Ky i fundit deklaroi se PS është gati të ulet të tryezë me demokratët në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por shtoi se është herë për të folur për propozime konkrete. Kujtojmë që PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit, jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”, shtoi ai.

 

Të fundit