Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
Korreshi: PD po përgatit një stinë protestash në çdo cep të Shqipërisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka paralajmëruar një sezon të nxehtë politik dhe hetime të reja në lidhje me koncesionet në shëndetësi dhe aktivitetin e deputetëve të mazhorancës.
Duke folur në News24, Korreshi ka konfirmuar se komisioni hetimor mbi koncesionet në sektorin e shëndetësisë, do të nisë punën që nga e hëna. Ai e ka cilësuar këtë komision si një “mollë sherri” dhe një burim potencial për debate të forta politike.
“Ky komision mendoj se do të jetë një pikë tensioni dhe debate. Kryeministri është njeriu që ka ideuar këto koncesione në shëndetësi dhe besoj se mazhoranca ka një kleçkë këtu, që të mos na lejojë të thërrasim Edi Ramën,” ka thënë Korreshi.
Në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Korreshi ka bërë të ditur se ka një axhendë për organizimin e një “stine protestash” në të gjithë Shqipërinë. Ai ka deklaruar se këto protesta do të jenë të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë aktuale, duke paralajmëruar një sezon të nxehtë politik përpara.
“Ka një plan për të organizuar protesta në çdo cep të Shqipërisë. Këto protesta do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie,” ka përfunduar Korreshi.