Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama e ktheu korrupsionin në art, shqiptarët kanë nevojë për një shtet të drejtë”

“Rama e ktheu korrupsionin në art, shqiptarët kanë

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një takimi me departamentet e kësaj partie, ka vlerësuar rolin që kanë luajtur ato në skanimin e qeverisjes së PS-së. Bylykbashi tha se skanimi ka treguar një qeverisje skandaloze nga Edi Rama.

Ai u shpreh se përballë kemi një regjim që ne duhet t’I qëndrojmë përballë dhe të përballemi me të.

Nënkryetari i PD-së tha se Edi Rama sot kontrollon gjithçka nga sistemi gjyqësor, te media, shoqëria civile, institucionet, ndaj dhe sot jemi në një krizë shumëplanëshe.

 “Denoncimi i korrupsionit përdor indinjatë, por edhe reagim. Ndaj kemi protesta të irritueshme, sikundër ishte ajo e zhvilluar sot”, tha Bylykbashi.

 “Shqiptarëve i duhet jo vetëm një shtet i vogël, por duhet një shtet i drejtë”, tha Bylykbashi. Sipas tij, ne duhet t’I ofrojmë shqiptarëve një alternativë, që tu lehtësojë jetën shqiptarëve.

Të fundit