Flash News

Ditari i Opozitës

"100 mln € në vit për fermerët, akses në tregje dhe zerim i taksave", si do ta zhvillojë Basha bujqësinë

"100 mln € në vit për fermerët, akses në tregje
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka prezantuar sot planin për bujqësinë. Me sloganin "Shqipëria fiton Bujqësinë", kryedemokrati Lulzim Basha premtoi se do të përmirësojë këtë sektor, duke i kthyer zonat rurale në faktorë zhvillimi.

Ai tha se qeverisja aktuale i ka lënë në harresë fermerët, ndërsa bëri me dije se për programin e PD është punuar prej dy vitesh.

"Dua ta nis me një pyetje. Si ka mundësi që gjatë 8 viteve të qeverisjes Edi Rama e ka lënë në harresë bujqësinë? Siç u kam thënë ne nuk na duhet pushteti, nëse nuk realizojmë angazhimet.

Prandaj Shqipëria fiton Bujqësinë është një plan serioz pune për të cilin është punuar për dy vite. I kam takuar fermerët kudo në Shqipëri, u kam treguar se qeveria në ikje i ka lënë pas dore dhe se sa i madhë është korrupsioni në zonat rurale. Të gjitha këto e kanë bërë më të shtrenjtë dhe raskapitëse të fermerit shqiptar. Objektivi ynë është ti kthejmë fshatrat në faktorë zhvillimi", tha Basha.

Ky i fundit shpalosi dhe pikat kryesore të planit. PD synon të mbështesë financiarisht fermerët dhe të zhbëjë të gjitha burokracitë me të cilat ata përbëllen.

Ai tha se taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që punojnë tokën e tyre, ndërsa theksoi se do të fuqizojë aksesin në tregjet e huaja.

Pikat

-Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore.

-Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.

-Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje. Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit.

-Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.
Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesatë shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit.

-Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnje kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”.

Më herët Partia Demokratike ka prezantuar programin për ekonominë, shëndetësinë, rininë, arsimin, turizmin dhe mirëqënies sociale.

Të fundit