Flash News

Ditari i Opozitës

4 rekomandimet e Salianjit me mbylljen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS

4 rekomandimet e Salianjit me mbylljen e Komisionit Hetimor për sistemin

Pas mbylljes së Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, kryetari Ervin Salianji ka propozuar 4 rekomandime sa i përket ngritjes një kuadri ligjor.

Rekomandimi i parë, kërkonte pikërisht miratimin e një ligji të posaçëm, i cili do të ketë për qëllim të rregullojë në mënyrë tërësore administrimin, ruajtjen, dhe përdorimin e të dhënave të sistemit TIMS, për shmangien e çdo lloj abuzimi apo paligjshmërie. 

Rekomandimi i dytë, adresonte rishikimin e kuadrit ligjorpër emërimin e drejtuesve të Departamentit të IT-së dhe Hetimit të Krimit Kibernetik , në mënyrë që të qartësohen dhe përforcohen kriteret ligjore për emërimin e tyre.

Rekomandimi i tretë, kërkonte që çdo zonë e godinës së Departamentit të IT-së të Policisë së Shtetit të jetë e monitoruar dhe të jetë rreptësisht e përcaktuar lista e personave që mund të hyjnë, ku si qëllim është ndalimi i personave të paautorizuar, të cilët mund të transferojnë të dhëna sensitive në pajisje të jashtme.


Rekomandimi i katërt bëntë fjalë për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues nga ky Komision dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare, si dhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe partnerët ndërkombëtarë, i cili të konkludojë me ndryshimet ligjore që janë të nevojshme dhe të miratohen me konsensus të të gjitha palëve.

Të fundit