Flash News

Ditari i Opozitës

8 marsi, PD: Sot dite proteste, 19 gra janë vrarë përgjatë një viti

8 marsi, PD: Sot dite proteste, 19 gra janë vrarë përgjatë

Partia Demokratike ka uruar 8 marsin, në ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në një deklaratë, PD kujton se më shumë se ditë feste, është një ditë proteste. PD kujton se gjatë harkut kohor të një viti javë vrarë 19 gra, ndërsa shumë nëna vuajnë pasojat e emigrimit për shkak të largimit të fëmijëve të tyre jashtë vendit.

 ‘8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e gruas! Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës. Sot është ditë feste dhe Gëzuar!

Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh.’- njofton PD.



 

Të fundit