Flash News

Ditari i Opozitës

A do të vetëdorëzoheni në polici? Salianji: Do jem aty ku e ka caktuar regjimi

A do të vetëdorëzoheni në polici? Salianji: Do jem aty ku e

Deputeti i Partisw Demokratike, Ervin Salianji po zhvillon konferencë me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.

Salianji deklaroi se që të enjten e 26 shtatorit, kur Apeli mori vendimi, ka komunikuar me drejtues të prokurorisë dhe policisë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar.

Ervin Salianji:

Unë kam komunikuar që dje me drejtuesit e prokurorisë dhe policisë, jam gati, çfarë ju duhet? Unë hyj tek ata që përballem.

Në lidhje me vendimmarjen nëse do jetë këtu, jemi duke diskutuar me Grupin Parlamentar. Do të dëgjojmë kolegët, më pas do të marrim vendimin.

 Kërkesën e shoh në parim, meqë është precedent i ri, duhet të kishte një mbledhje të Këshillit të Mandateve.

Kjo ishte çështja, ne kemi organizuar kërkesa, i jemi drejtuar Kuvendit, Kuvendi reagon me burime. Qëndrimi im nuk ndryshon, do të përballem

Të fundit