Flash News

Ditari i Opozitës

A është dënimi i Ervin Salianjit në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë për kallëzim të rremë?

A është dënimi i Ervin Salianjit në kundërshtim me

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kaluar ditën e parë në qelinë e burgut të Fierit, pasi u dënua me një vit burg dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Salianji u shpall fajtor për kallëzim të rremë publik, megjithatë, ky vendim po ngjall reagime të ashpra, përfshirë ato të gazetarëve dhe ekspertëve të drejtësisë.

Sipas gazetarit Lavdrim Lita, dënimi i Salianjit nuk ka bazë ligjore, duke qenë se ekziston një vendim i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, i dhënë më pak se tre muaj më parë, i cili shprehet qartë se "denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë."

Në shkrimin e tij, Lita thekson: "Gjyqtarët e Apelit nuk kanë marrë parasysh vendimin e Gjykatës së Lartë në çështjen me nr. 70003-00305-00-2024, të datës 9 korrik 2024, që lidhet me pretendimet e Prokurorisë për kallëzim të rremë ndaj Dritan Goxhaj. Gjykata e Lartë kishte vendosur qartë se denoncimi publik nuk mund të konsiderohet si kallëzim i rremë."

Në vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen Goxhaj, gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kishin argumentuar në pika të qarta (51, 56, 58 dhe 59) se "vlerësimi i fjalës së shkruar si të mjaftueshme për tu konsideruar inkriminuese ndaj një shtetasi nuk është karakteristikë e një shoqërie demokratike" dhe "bie ndesh me të drejtat themelore të një shtetasi dhe nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)."

Megjithatë, tre gjyqtarët e Apelit, Gent Shala, Iliba Bezati dhe Elona Toro, nuk morën parasysh këtë precedent dhe vendosën ta dënojnë Salianjin me një vit burg për deklaratat e tij publike. Ky veprim është kritikuar për mungesën e konsultimit me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila është organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri.

A është dënimi i Ervin Salianjit në kundërshtim meA është dënimi i Ervin Salianjit në kundërshtim meA është dënimi i Ervin Salianjit në kundërshtim me

Të fundit