Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni i policisë në MEK, Meta: Dhuna e përdorur ndaj muxhahedinëve e papranueshme

Aksioni i policisë në MEK, Meta: Dhuna e përdorur ndaj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook”,  ka reaguar për situatën e tensionuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Meta thekson dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme.

Duke shtuar se policia se ka mungesë të transparencës dhe profesionalizmit.

REAGIMI:

Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Të fundit