Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Akuza e SPAK ndaj Berishës, Pollo: I shërben regjimit autoritar e kleptokratik të Edi Ramës
Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pas akuzës që SPAK i komunikoi liderit të opozitës, Sali Berisha.
Në një postim në Facebook, Pollo shkruan se akuza e SPAK për Berishën është pa bazë e provë. Ai shprehet se kemi të bëjmë me një keqpërdorim të gjyqësorit që duhet kundërshtuar.
“Akuza e SPAK-it kundër ish kryeministrit e liderit të opozitës Sali Berisha është pa bazë në prova e pa logjikë juridike.
Akuza ka motivime politike dhe faktikisht i shërben regjimit autoritar e kleptokratik të Edi Ramës.
Ky keqpërdorim i gjyqësorit duhet kundërshtuar nga cilido që ka ndërgjegje qytetare dhe që ndjen përgjegjësi ndaj projektit të një Shqipërie demokratike dhe europiane”, shkruan Pollo.