Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Akuza ndaj Berishës, Topalli: Ndërhyrje e dhunshme anti-demokratike
Nënkryetarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli, ka komentuar akuzat që SPAK ngriti ndaj kryedemokratit Sali Berisha.
Për Syri TV, Topalli u shpreh se është një ndërhyrje e dhunshme anti-demokratike dhe thyerje e Kushtetutës.
“Kjo është një ndërhyrje e dhunshme anti-demokratike në kundërshtim dhe thyerje të Kushtetutës dhe çdo rregulli dhe metode demokratike që është përdorur gjatë këtyre momenteve.
Deklaratat e tij për numrin e vendeve që deputetët mund të marrin, janë një përpjekje për të demoralizuar shqiptarët, por ne nuk jemi në vitin '97, por jetojmë në një periudhë krejt tjetër, me një infrastrukturë krejt tjetër elektronike, teknologjike, etj etj.
Por ai ja ka dalë një gjëjë, që përveç se të mbajë nën arrest kryetarin…
Imagjinoni një gjë ‘sikur i zoti i shtëpisë brenda një familjeje... të jetë i pamundur...të mos ketë liri, për të mbeshtetur familjen e tij, imagjinoni se sa më e komplikuar është kur ndodh me kryetarin e nje force politike opozitare, në kushtet e një agresioni total, të gjithanshëm në të gjitha fushat që i bëhet kësaj force politike”, tha Topalli.