Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Akuzat ndaj Berishës, Malltezi: Dosja ka falsifikime flagrante
Vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi reagoi pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën liderit demokrat dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezit.
Sipas Malltezit e ftuar në Syri tv, dosja ka ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme.
Malltezi: Duke e gjykuar nga shkeljet shumë të rënda që ishin bërë në dosje, isha e bindur se ata nuk mund të tërhiqeshin. Dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme me arrogancën që janë kryer. Si një vrasës që përpiqet të fshehë krimin dhe nuk tërhiqet do më mbrapsh, edhe këta nuk mund të tërhiqeshi dot më mbrapsh.
Duke u përpjekur të besoj se një normalitet sado i vogël nuk mund të them që isha neutrale dhe e pandjeshme në ditën e akuzës.
Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen. Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri.
Mediokriteti është karakteristik e atyre që kapen.
Ajo foto tregon banalitetin e të keqes që sipas kësaj akt-akuze prek këdo pa asnjë standard gjyqësor.