Flash News

Ditari i Opozitës

Albana Vokshi replikon me Genc Byrazerin: Po Paragjykoni pyetjet e deputetëve

Albana Vokshi replikon me Genc Byrazerin: Po Paragjykoni pyetjet e

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi ka zhvilluar sot punimet e tij, ku ish-anëtari i Komisionit të tenderit për sterilizimin, Genc Byrazeri, ka dhënë dëshminë e tij.

Byrazeri ka deklaruar se gjatë kohës së tenderimit ai ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale, duke ngritur shqetësime rreth funksionimit të projektit.

Gjatë seancës, pati një debat mes kryetares së komisionit, Albana Vokshi, dhe mjekut Byrazeri. Vokshi e akuzoi atë për paragjykim të pyetjeve të deputetëve dhe për mosrespektimin e rolit të komisionit.

"Zoti Byrazeri, jam e detyruar t’ju tërheq vëmendjen se po paragjykoni pyetjet dhe shqetësimet e deputetëve. Secili deputet ka të drejtë të bëjë pyetjet që ai mendon se duhet të ngrihen këtu," u shpreh Vokshi, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe sqarimit të rolit të secilit anëtar të komisionit.

Komisioni po heton në lidhje me tenderin e sterilizimit, ndërsa ish-zv.ministra të përfshirë në proces kanë dhënë më herët dëshmitë e tyre.

Të fundit