Flash News


Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Shqipëria nuk shkon dot në Evropë me këto zgjedhje

Alimehmeti: Shqipëria nuk shkon dot në Evropë me këto

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, ku bëri një analizë të procesit zgjedhortë 11 Majit.

Në një intervistë për “MCN Live”, Alimehmeti tha se Shqipëria nuk mund të shkojë në Evropë me këto zgjedhjet, të cilat sipas tij, nuk ishin zgjedhje evropiane.

Ai theksoi se gara ishet e pabarabartë dhe se ka pasur dëshmi konkrete për intimidimin e votuesve.

“Nëse edhe në vitin 2025 nuk dimë të organizojmë zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë Shqipëria nuk shkon dot në Evropë.

Këto nuk ishin zgjedhje evropiane.

Do përmend këtu raportin dhe deklaratat e përfaqësuesve të OSBE/ODIHR, të cilët e kanë cilësuar këtë si “raporti më i keq që kemi nga viti 2001”, duke nënvizuar se gara ishte e pabarabartë dhe se ka pasur dëshmi konkrete për intimidim dhe manipulim të rezultatit.

Ju kujtoj gjithashtu se kur ndodh situata e krimit zgjedhor, zakonisht numëruesi i fundit shkon në burg, ndërkohë që kush e ka kërkuar shtrembërimin votës, nuk shkon, prandaj u them të kenë kujdes nga ky drejtim, të zbatojnë ligjin”, deklaroi Alimehmeti.

Të fundit