Flash News

Ditari i Opozitës

Amnistia fiskale, Tabaku: Ligji më korruptiv, legalizim i pastrimit të parave dhe nxitje për korrupsion

Amnistia fiskale, Tabaku: Ligji më korruptiv, legalizim i pastrimit të

Deputetja e PD,  Jorida Tabaku foli rreth rolit të amnistisë fiskale, duke thënë se e sheh si një ligj shumë të dëmshëm dhe korruptiv.

“2026 e shoh me shqetësim pasi amnistia fiskale është e dëmshme. Që lidhet me faljen e borxheve të të shkuarës dhe kjo do t’i dekurajojë të gjitha ata që i kanë paguar. Ligji më korruptiv është amnistia fiskale, pasi për mua është legalizim i pastrimit të parave", tha ajo në News24.

"Nuk ka aspak transparencë. Përse qeveria shqiptare nuk i bën publike? Sepse qytetarët kanë të drejtë të marrin informacion se kush përfiton dhe nuk do ofrojë transparencë për ato që përfitojnë nga amnistia fiskale”, shtoi Tabaku.

Të fundit