Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, emrat që mbetën jashtë listës

Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, emrat që

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri Lulzim Basha dhe 15 anëtarët e kryesisë mes 62 emrave.

Pas publikimit të emrave dhe zbardhjes së fletës së votimit, bie në sy mungesa e disa emrave, që më herët kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të PD.

Kështu, do të mungojë Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që të mbajë vetëm postin e deputetit. Po ashtu, ra në sy mungesa edhe e Florion Mimës, një nga figurat e rëndësishme në PD për çështjet ekonomike.

Po ashtu, nuk u rendit Sahit Dollapi, i cili u largua nga Sekretariati Organizativ. Ndërkohë, pas publikimit të listës së emrave mbrëmjen e së dielës, është tërhequr nga gara për Kryesinë e PD kreu i PD dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, emrat që

Të fundit