Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
Argita Malltezi flet për origjinën e parave që i ka dhënë fondacionit të Liri Berishës
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha deklaron se të gjitha paratë e dërguara prej saj në fondacionin e drejtuar nga nëna e saj Liri Berisha janë bamirësi.
Ajo deklaroi në Euronews Albania se paratë janë dhënë të gjitha me kontratë të deklaruara dhe të tatuara dhe janë para të të ardhurave të saja dhe të bashkëshortit.
“Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj.
Kanë qenë 100 për qind të ligjshme, me burim të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, tha Malltezi.