Flash News

Ditari i Opozitës

“Armik i PS dhe bamirësia të shkruhet për vepër penale”

“Armik i PS dhe bamirësia të shkruhet për vepër

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas publikimit të disa shumave që ai ka derdhur për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se SPAK dhe shërbëtorët politikë të Edi Ramës, nuk kursyen as emrat e fëmijëve me autizëm, për të cilët ai ka dhuruar para për mjekim.

Malltezi shton se për Ramën bamirësi ëhstë vepër penale dhe shpallesh armik i PS.

Postimi:

“Armik i Partise Socialiste” - dhe bamiresia te shkruhet per veper penale

Ka dhjetëra vjet që bëj bamirësi dhe jap zekatin rregullisht. Në respekt të parimit “Kur jep dora e djathtë nuk duhet t’a dijë dora e majtë” kurrë nuk i jam mburrur askujt dhe kurrë nuk e ka ditur as babai im. Vjen dita kur shërbëtorët politikë të Edi Ramës, prokurorja e bandave të Elbasanit e promovuar nga Taulant Balla, jo vetëm që i shkruan bamirësitë e mia për çdo vit në një akt-akuzë sikur janë vepër penale, por publikoknë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para! Turp dhe trishtim! Bamirësia qenka vepër penale! Ata që marrin ndihmë financiare nga “Armiku i PS” ju duhet publikuar emri si të jenë me biografi të keqe! Palaço të këtilla nuk kishim parë gjë akoma! Tek fëlliqësia e Millonait dhe Krajës dalin fytyrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Soros apo Yurit!

Të fundit