Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimit i Salianjit, Tabaku dhe Paloka paraqesin sot qëndrimin e PD në raport me Kuvendin

Arrestimit i Salianjit, Tabaku dhe Paloka paraqesin sot qëndrimin e PD

Partia Demokratike pritet të paraqesë sot qëndrimin e saj në raport me Parlamentin, pas arrestimit të Ervin Salianjit. Qëndrimi do të bëhet publik nga Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane.

Mbledhja e komisionit do të mbahet në orën 09:00.

Në mbledhjet e Komisioneve të tjera parlamentare, demokratët nuk do të jenë prezent.

Të premten, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi se opozita do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën. Bardhi theksoi se pas arrestimit të Salianjit, Kuvendi nuk do vijojë në normalitet.

Të fundit