Flash News

Ditari i Opozitës

Avokati i Salianjit: Arrestimi i deputetit vendim politik i marrë nga Rama

Avokati i Salianjit: Arrestimi i deputetit vendim politik i marrë nga Rama

Avokati i Ervin Salianjit, Redi Ramaj është shprehur se deputeti është dënuar për kallëzim të rremë, kur në fakt nuk ka kryer kurrë një të tillë.

Për Syri Tv, Ramaj tha se kur një deputet që denoncon publikisht një fakt ose të dhënë dënohet, nënkupton se çdo person që bën një gjë të tillë është i predispozuar të shkojë në dyert e qelive.

“Fatkeqësia e asaj salle është që kushdo që kupton pak nga drejtësia dhe çdo qytetar i thjeshtë e kupton mirë që në momentin që dënohet një deputet për arsyen e vet nëse ka denoncuar publikisht një fakt ose një të dhënë që ai ka pasur ose ka marrë nga gazetarët që kanë bërë punën e vet, do të thotë që cdokush këtu në Shqipëri nëse përballet me pushtetin, është i predispozuar për të shkuar drejt atyre dyerve dhe për tu dënuar më në fund.

Nuk ka rëndësi nëse është zoti Salianji, deputet i Partisë Demokratike, nesër mund të jetë një deputet i një krahu tjetër pavarësisht ngjyrave dhe gjykata është një institucion i pavarur, që nuk duhet ta kthejë betejën politike në konvertime e dënime duke miksuar pushtetin gjyqësor me atë legjislativ.

Sipas Kushtetutës këto janë pushtete të ndara. Dhe Çfarë ndodh?

Pushteti i cili për interesa të tij, sepse i është prishur karriera ish-ministrit të brendshëm dhe është shqetësuar familja e tij në seancë sic e thonë avokatët e familjes Xhafa, përdor gjithë makinacionin e shtetit për të goditur gazetarin dhe deputetin sepse ata kanë treguar një të vërtetë. Dhe e vërteta këtu ishte që vëllai i ish-ministrit është  dënuar në Itali për trafik droge.

Audio-përgjimi doli dhe të githë e panë që kishte një bisedë midis dy personave për lëndë narkotike e Salianji nuk ka shkuar as në prokurori as në gjykatë për të paraqitur një kallëzim penal për çështjen në mënyrë që akuza të cilën i ka vendosur prokuroria të ishte kallëzim i rremë.

Pra Salianji është dënuar një vit për një kalëlzim të rremë ndërkohë ai nuk ka kryer kurrë kallëzim, që këtu nis problemi”, tha Ramaj.

Të fundit