Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: A do arrestohet njeri për krimin ekologjik që i është bërë Tiranës

Balliu: A do arrestohet njeri për krimin ekologjik që i

Shefi i organizimit të PD-së në Tiranë, Klevis Balliu në një reagim në facebook, shkruan se Tirana është zhytur në llum, në plehra, pa ujë, pa rruge dhe errësirë nga qendra në periferi, si pasoje e vjedhjeve intensive te Veliajt.

Pasi Tirana eshte zhytur ne llum, në plehra, pa uje, pa rruge dhe erresire nga qendra ne periferi, si pasoje e vjedhjeve intensive te Veliajt.

Sot kryetari faktik i inceratorve, fajëson politikën e pisllekut.

Kush eshte kjo politikë, Rama apo Veliaj, sepse prej 12 vitesh kanë ne dore gjithcka.

Kane, bashkine dhe qeverine, televizionet dhe gjithcka tjeter.

Kjo paturpsi e hajdutëve, që bërtasin kapni hajdutët është e patolerueshme dhe fyese per Shqiptaret.

Me Ndrageten dhe Eco Tirana, por a nuk ka qenë Eco Tirana qe ne 2016?

Keto operatoret qe ti flet kush jane, qe qenkerkan te piset?

A nuk i ke dhenë ti para ketyre qe te bejne kete pune, a nuk je ti qe i ke dhenë tendera ketyre operatoreve?

Po ky SPAK a do ta hetojë kete vjeshte se ku shkojne paratë?

A do te hetohet mafia e plerave?

A do te arrestohet njeri per miliona euro qe kane shkuar dem?

A do arrestohet njeri per kete krim ekologjik qe i eshte bere Tiranes.

Të fundit