Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Balliu: Autopsia e 'Der Spigel' për Ramën, një thirrje për revoltë për të gjithë ne
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu e ka cilësuar artikullin e medias gjermane 'Der Spigel' një lloj autopsie që fakton gjendjen alarmante të ekonomisë dhe vëndit e mbi të gjitha të ligjit.
Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se ajo që ka habitur më shumë 'Der Spigel' është se si i ka mbyllur sytë komuniteti ndërkombtar përballë krimeve të qeverisë Rama dhe lidhjeve te tij me botën e krimit.
"Media prestigjoze Gjermane faktoi gjëndjen alarmante të ekonomisë dhe vëndit e mbi të gjitha të ligjit.
Rama kumbar i tenderave dhe garantues i shpërndarjes të parave të qytetarëve tek krimi i organizuar, thotë prestigjozja Gjermane.
Patjeter, mediat tona sot do të heshtin do të mbyllin gojën sepse sic thotë dhe Der Spigel, Rama kontrollon gjithcka.
Ajo cka ka habitur më shumë Der Spigel është se si i ka mbyllur sytë komuniteti ndërkombtar përballë krimeve të Ramës lidhjeve te tij me botën e krimit, implikimin e tij në afera korruptive, shkeljen e ligjeve të vëndit dhe shkeljen e kushtetutes.
Por sic e dimë mirë, askush nuk do i zgjidhi hallet e vendit tonë, nëse ne vetë nuk ndërmarrim hapin e pare.
Revoltë, kërkesë për llogaridhënie kundrejtë narkoshtetit për të rikthyer shtetin ligjor në vënd", shkruan Balliu.